Iu fut xhami në sy, 3 të lënduar nga shpërthimi i bombulës së gazit në Tiranë (VIDEO)

Një bombul gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një byrektore në zonën e Yzberishtit.

Si pasojë të lënduar mbetën, bashkëpronarja Klodiana Simeci dhe dy punonjës, njera prej tyre e identifikuar si Ardiana Mesi.

ABC neës raporton se dyshohet se shkak i shpërthimit të jetë bërë rrjedhja e gazit nga bombola, ndërsa kanë mbërritur edhe ekspertë të ISHTI, të cilët kanë sekuestruar edhe bombolën për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

Fatmirësisht gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pas përmirësimit do të merret edhe dëshmia e bashkëpronares.

Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën “3 Dëshmorët” rreth orës 07:25 .

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 15.01.2020 09:28