2 të vdekur dhe 59 të infektuar, si është gjendja nga koronavirusi në Shqipëri

Ka shkuar në 59 numri i të prekurve nga koronavirusi në vend, ku vetëm ditën e sotme u shënua dhe viktima e dytë.

Ministria e Shëndetësisë njofto se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 4 raste të reja me koronavirus.

Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste:

Tiranë 42 raste
Durrës 5 raste
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste

30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Rrogozhina).

Prej tyre, tre pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. /albeu.com/


Shtuar 18.03.2020 10:33