18 milionë euro nga Anglia, a do e pranojë Milot Rashica?

Sipas “Bild”, Aston Vila po përgatit një ofertë prej 18 milionë eurosh për Milot Rashicën.

Klubi anglez kërkon të përforcohet dhe ka pikasur për sulmin lojtarin e Kosovës, si një futbollist që mund të shënojë gola.

Werder Bremen dëshiron të përfitojë sa më shumë nga shitja e Rashicës, pasi ky i fundit dëshiron të largohet nga klubi gjerman.

Sulmuesi kosovar nuk dihet nëse do ta pranojë ofertën e klubit anglez, pasi dëshiron që të luajë në Champions, diçka që Aston Vila nuk ja mundëson dot.


Shtuar 11.09.2020 13:55