150 kg “mall” në shtëpi, kapet vlonjati i shumëkërkuar

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 42 vjeçar gjatë operacionit të koduar “Novosela”.

Agron Velaj u kap në zonën e Novoselës, pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 6 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Plotë

Finalizohet një tjetër operacion policor për kapjen e personave në kërkim.

Gjatë operacionit policor të koduar “Novosela” u kap dhe u vu në pranga i kërkuari në fushën e narkotikëve, i dënuar me 6 vite burg.

Specialistët për Hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të kërkuar dhe të dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Novosela”, në kuadër të të cilit u bë kapja dha arrestimi i shtetasit në kërkim:

Agron Velaj, 42 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë.

Ky shtetas u kap në zonën e Novoselës, pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 6 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Ngjarja i referohet muajit janar të vitit 2015, kur u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike cannabis sativa (150 kg), në banesën e shtetasit Agron Velaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/


Shtuar 14.06.2020 08:14