Zvarritja e marrëveshjes Kurti-Mustafa, studentët nisin protestat

Zvarritja që Kurti dhe Mustafa po i bëjnë formimit të qeverisë së re të Kosovës, ka shkaktuar jo pak pakënaqësi në popull.

Të parët që kanë nxjerrë në pah këtë lodhje, kanë qenë studentët të cilët kanë nisur protesta në hyrje të Kuvendit.

Studentët vendosën mbishkrime në hyrje të Kuvendit me sloganin “boll luajtët.”

Studentët thanë se po shohin degradim në një numër fushash, në arsim, politikë, zhvillim ekonomik dhe se Kosova po zbrazet. Ata përmendën ikjen e qytetarëve për në Gjermani duke thënë se ky vend ofron mundësinë për kualifikim dhe punë. Ata thanë gjithashtu se nëse nuk votohet buxheti, do të ketë trazira edhe më të mëdha dhe akuzuan politikën për lojra pushteti. Policia ishte e pranishme, por protesta përfundoi e qetë. /albeu.com/


Shtuar 16.01.2020 13:20