VV publikon deklaratën e Mustafës kur pranonte të mbështeste atë për drejtimin e Kuvendit

Zyrtari i Sekretariatit për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, ka publikuar një video-incizim të një deklarimi të liderit të LDK-së, Isa Mustafa, ku përmend themelimin e institucioneve të reja, të drejtuar nga LVV-ja.

Në këtë konferencë, Mustafa flet edhe për krye-parlamentarin.

Ai thotë se, kandidatin për kërrigën e kryetarit të Kuvendit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje do ta votojë LDK.

“Me Kushtetutë, i takon partisë së parë që ta bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit. Në qoftë se do ta kemi një kandidat që e propozon VV-ja, ne jemi marrë vesh që deputetët tanë ta votojmë atë kandidat në mënyrë që të mos krijojmë pengesa kushtetuese për konstituimin e Kuvendit”, është shprehur Mustafa.

I pyetur, nëse dikush e propozon dikë nga LDK, për krye-parlamentar, duke përmendur Vjosa Osmanin, ai ka thënë se një gjatë të tillë nuk do ta pranojë as Osmani as deputetët e tjerë të LDK-së dhe se do të votohet vetëm nëse LVV do ta propozojë një kandidat të tyre për kryetar të Kuvendit.


Shtuar 15.01.2020 19:41