U shanë në “Instagram”, plas sherri në një bilardo në Tiranë (VIDEO)

Një konflikt fizik ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Astirit, në Tiranë.

Sipas një video të mbërritur në redaksi, shihet sesi dy djem përleshen me njëri tjetrin në ambientet e një salloni bilardoje. Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë të këtij biznesit.

Në video shihet sesi një djalë hyn brenda bilardos dhe godet me grushta djalin tjetër. Shihet se djali i dhunuar nuk reagon fare nga grushtat që merr.

Sipas qytetarit i cili ka dërguar rastin, thuhet se sherri ka nisur pas disa sharjeve në Instagram.

Djali që e ka dhunuar e ka ndjekur tjetrin deri tek bilardoja dhe aty e ka goditur.

“Prsh, 1 sherr brutal ka ndodhur sot ne nje nga bilardot e tiranes anonim tlt. jane share ne instagram. Ky djali e ndoqi deri tek bilardo.” /JOQ


Shtuar 15.01.2020 19:29