Vetëm në Ferizaj ditën e sotme janë konfirmuar 9 raste me koronavirus

Janë konfirmuar edhe 36 raste të reja me COVID19, duke çuar kështu numrin e të infektuarve në 423.

Sipas IKSHPK-së, 9 raste janë vetëm nga komuna e Ferizajt, e të gjitha raste kontakti.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë (9) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: katër (4) raste Ferizaj, katër (4) raste Talinovc dhe një (1) rast Mirash), tetë (8) raste nga komuna e Kamenicës (sipas vendbanimit: katër (4) raste Topanicë, katër (4) raste Hodonovc), pesë (5) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: katër (4) raste Prizren dhe një(1) rast Skorobishte), tre (3) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicë e veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Suharekë, Lipjan, Ramjan-Viti, Banjë-Malishevë, Studenicë-Istog, Lëbushë-Deçan dhe Zveçan”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, gjithashtu sot janë konfirmuar edhe 5 pacientë të shëruar./


Shtuar 15.04.2020 20:45