Takimi i fundit ishte në shtëpinë e Mustafës, ku do të jetë takimi i rradhës mes LDK dhe VV?

Sa duket takimet nëpër institucione nuk funksionuan. VV dhe LDK janë zhvendosur në takime më private.

Vazhdimi i takimit të mbrëmshëm në Prapashticë, i cili kishte zgjatur deri pas mesnatës, bëhet me dije nga burime brenda Lëvizjes Vetëvendosjes, se do të jetë sot në orën 17:00, në ambientet e Universitetit Amerikan në Prishtinë.

Sipas burimeve, takimi do kryet konkretisht në zyrën e nënkryetarit të parë të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi.

Deri më tani asnjëra palë nuk kanë folur për takimin e mbrëmshëm të fshehtë ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes në ranchin e Isa Mustafës në Prapashticë, mësohet se Albin Kurti e ka ofruar edhe dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës.

Po ashtu, pas arritjes së një pajtueshmërie për ndarjen e ministrive dhe pozitave kryesore, mbrëmë në ranchin e Isa Mustafës në Prapashticë, i cili kohë më parë ishte shënjestër e sulmeve fizike të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje, mësohet se është diskutuar edhe për ndarjen e bordeve të pavarura, për emërimin e ambasadorëve politikë, për policinë, AKI-në, kryeprokurorin dhe gjyqtarët.

Edhe takimi i natës së mbrëmshme në Prapashticë, por edhe vazhdimi i sotëm i tij në zyrën e Besnik Bislimit në AUK, po mbahen tërësisht fshehtë dhe larg syve të mediave e publikut.


Shtuar 25.01.2020 15:59