U përfol si kandidat për president, reagon Behgjet Pacolli

Emri i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, u përfol më herët si kandidat i mundshëm për president.

Këshilltari i tij, Naim Murseli, tha se kandidatura e tij është kërkuar nga partia dhe nga shumë qytetarëve.

Por në lidhje me këtë, ka reaguar vet Pacolli. Ky i fundit ka thënë se Kosova e ka presidentin e saj kushtetues.

Siç është shprehur ai, gjithçka tjetër mbetet vetëm dëshirë.

“Kosova e ka Presidentin e saj kushtetues. Çdo variantë tjetër mbetët vetëm dëshirë por kursesi realitet”, ka shkruar ai.


Shtuar 21.08.2020 20:07