U infektua para pak ditësh, Veseli tregon për gjendjen e tij shëndetësore

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, bën me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe deri në shërim të plotë do të qëndrojë në vetizolim.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli thotë se mezi pret t’i kthehet punëve dhe aktiviteteve me PDK-në. Ai i bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat.

Veseli rezultoi pozitiv me koronavirus disa ditë më parë.

Postimi i plotë:

Ju falënderoj nga zemra për kujdesin dhe mesazhet inkurajuese që po më dërgoni këto ditë gjatë ballafaqimit me covid-19.

Dua të ju informoj se unë jam shumë mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.

Mezi po pres të rikthehem në aktivitete dhe shumë punë të mira në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ju ftoj të gjithëve që të bëni shumë kujdes, t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën.


Shtuar 28.07.2020 16:57