Thaçi tregon arsyen pse i vendosi afat 48 orësh Albin Kurtit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur afatin prej 48 orësh ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albi Kurtit, që të propozojë mandatarin e Qeverisë së re të Kosovës, në mënyrë që qeveria të formohet sa më parë, ka sqaruar këtë vendim të presidentit të Kosovës, një nga zyrtarët e Zyrës së tij.

Në një përgjigje të Zyrës së Presidentit të Kosovës për REL, është njoftuar se afati 48-orësh i Thaçit për Kurtin është kërkesë politike.

“Të gjithë e pranojnë urgjencën për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Marrë parasysh këtë fakt, presidenti ia ka dhënë Kurtit 48 orë që të bëjë përpjekje që të paraqesë kandidatin për kryeministër. Natyrisht, kjo ka qenë kërkesë politike e bazuar në nevojën për të krijuar qeverinë e re, e cila do t’i shërbente nevojave të popullit. Shpresojmë që Kurti do ta propozojë kandidatin sa më parë”, thuhet në deklaratë.

Në anën tjetër, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë sot që presidenti Thaçi, gjatë takimit konsultativ, në ditën e hënë, nuk ka folur për afate.


Shtuar 7.01.2020 16:09