Shtyhen provimet për maturantët në Kosovë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, Ramë Likaj ka marrë vendim që të shtyhet data e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore.

Ky vendim, është marrë në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKShP-në për shkak të situatës epidemiologjike të ditëve të fundit dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik nga pandemia e koronavirusit.

Sipas vendimit, datat e reja për mbajtjen e këtyre testeve janë: Testi i Arritshmërisë do të mbahet më 20.08.2020 dhe Testi i Maturës do të mbahet më datë 29.08.2020.


Shtuar 18.06.2020 14:07