Shkon në 30 numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë

Ka shkuar në 30 numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Kosovë.

Një 59- vjeçar në Prizren vdiq sot paradite nga COVID-19.

Ai prej ditësh ishte shtruar në Klinikën Infektive në Prishtinë teksa vinte nga Prizreni i cili vijon të jetë një nga qytetet me më shumë raste me COVID-19 në ditë.


Shtuar 25.05.2020 17:35