Shkarkimi i zv.drejtorit të KRU ”Prishtina”, për çfarë akuzohet

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, në një konferencë të përbashkët për media kanë njoftuar për disa shkarkime në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Hajdari, ka treguar shkeljet që kanë gjetur në menaxhmentin e KRU “Prishtina”.

Hajdari para mediave ka deklaruar se menaxhmenti kishte performancë negative ndër vite.

“Humbjet kanë qenë për 58 për qind, ku tregon performancë negativ nga viti në vit. KRU Prishtina 58 për qind të ujit nuk mundet me faturua fare. KRU Prishtina ka paguar 200 mijë nga ndëshkimi, dhe nuk ka siguruar kushte paraprake për zbatim projekti. Nën drejtimin e këtij menaxhmenti ka paguar bonuse 109 mijë euro për punëtorët, edhe pse kishte punuar me humbje prej mbi 700 mijë euro. KRU Prishtina kishte blerë automjete të përdorura, dhe kishte trajtuar konsumatorët me standarde të dyfishta. Mbi 30 punëtorë të punësuar nuk ishin deklaruar, ku ishin shmangur deklarimet të punësuarave”, ka thënë ministrja në detyrë.

Po ashtu, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se vendimet për shkarkime janë marrë në përputhje me ligjin për ndërmarrjet publike me qëllim të ndaljes së degradimit të kësaj ndërmarrje


Shtuar 7.04.2020 17:19