Rezulton pozitiv me koronavirus 80-vjeçari nga Istogu

Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka treguar se mostrat e marra nga kjo komunë së fundmi kanë rezultuar negativ me COVID19.

Ndërsa Osmanaj po ashtu ka konfirmuar se një 80 vjeçar nga Studenica, është dalë pozitiv me këtë virus.

“Të gjitha mostrat e sotme janë negative gjë që na gëzon !
Por, sot u konfirmua një rast pozitiv 80 vjeçar nga Studenica!
Kujdes”, shkruan ai.


Shtuar 15.04.2020 20:17