Qeveria merr vendim: Çfarë do të ndodhë me qytetarët që kanë mbetur jashtë Kosovës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që qytetarët që kanë mbetur jashtë Kosovës, mund t’ju lejohet ardhje me leje të veçantë të ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, pas konsultimit me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrin e Ministrisë së Punëve te Jashtme dhe Diasporës.

“Sipas vendimit, ndryshohet dhe plotësohet pika 5. e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/09, të datës 13 mars 2020, ashtu që pas fjalëve “Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh por pa udhëtarë, që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova”, shtohen fjalët si në vijim: “Gjithashtu, përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me udhëtarë, të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës të cilëve ju pamundësua kthimi për shkak të Vendimit të lartpërmendur të Qeverisë Nr. 01/09, apo staf diplomatik të akredituar në Republikën e Kosovës, të cilave linja mund t’ju lejohet ardhje me leje të veçantë të ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, pas konsultimit me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrin e Ministrisë së Punëve te Jashtme dhe Diasporës””, thuhet në njoftimin për media.

Kërohet që Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe institucionet tjera relevante të kryejnë të gjitha procedurat për zbatimin e këtij vendimi.


Shtuar 18.03.2020 08:47