Policia jep detaje për aksidentin e djalit të Presindentit të Kosovës

Endrit Thaçi, djali i presidentit të shtetit, Hashim Thaçi është aksidentuar mëngjesin e sotëm.

Policia e Kosovës është deklaruar duke treguar se aty janë përfshirë tri vetura.

“Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur zëdhënësja e PK-së Flora Ahmeti, për Portali.info.

Mësohet se Endrit Thaci është në gjendje të mirë dhe është liruar pas trajtimit mjekësor të marrë në QKUK.


Shtuar 13.08.2020 14:35