Pesë pacientë në gjendje të rëndë, si paraqitet situata në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, po trajtohen 79 pacientë. Prej tyre 65 raste janë me COVID-19.

Sipas raportit 5 prej tyre janë në gjendje stabile dhe do të largohen për vetizolim në shtëpi.

Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 14 raste.

Nga 65 rastet e konfirmuara me COVID-19 pozitiv, 30 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 5 prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv.


Shtuar 19.06.2020 10:08