Osmani i drejtohet Trendafilovas lidhur me Gjykatën Speciale

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka proceduar amendamentin e presidentit Hashim Thaçi lidhur me mandatin e Gjykatës Speciale te kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Osmani ka kërkuar nga Trendafilovas që amendamenti i propozuar t’i përcillet për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese pranë Dhomave të Specializuara.

“Do t’u isha mirënjohëse nëse ky Propozim-amendament referohet pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorëve të Specializuar, për vlerësim paraprak se ndryshimi i propozuar nuk zbeh ndonjërën nga të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës”, thuhet në letër.


Shtuar 18.09.2020 12:36