“Nuk është mirë kështu Hashim Thaçi”, europarlamentarja gjermane ka një mesazh të fortë për Kosovën

Europarlamentarja gjermane, Raportuese për Kosovën pranë Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, e ka cilësuar sot atë që po ndodh në Kosovë katastrofë.

Reagimin e saj e ka publikuar themelues i Levizjes Vetevendosje në Shqipëri, Boiken Abazi.

“Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katastrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin”,

Më tej ajo ka shtuar: “Një lloj grusht shteti në stilin e Kosovës. Nuk është mirë kështu Hashim Thaçi.”


Shtuar 19.03.2020 14:33