Ndërron jetë edhe një grua nga koronavirusi në Kosovë

Ka vdekur edhe një person nga koronavirusi në Kosovë. Bëhet fjalë për një grua nga Prishtina.

Viktima është nga Komuna e Prishtinës. Ajo nuk arriti ta fitojë betejën me koronavirusin.

Kështu kanë bërë të ditur familjarët e saj, përmes disa postimeve në Facebook.

“Sot, na la përgjithmonë motërloçka jonë, e cila nuk mundi t‘i bëjë ballë sëmundjes së shkaktuar nga COVID-19”, ka shkruar vëllai i saj në Facebook.


Shtuar 9.08.2020 19:30