Muriqi: Ju lutem izolohuni, së bashku do ta kalojmë edhe këtë situatë (VIDEO)

Edhe Vedat Muriqi kërkon nga qytetarët që t’i zbatojnë rregullat dhe të qëndrojnë në shtëpi në këto ditë krize kur koronavirusi ka pushtuar gjithë botën.

Për shkak të COVID-19, virusit vdekjeprurës, tashmë e konfirmuar si pandemi, e gjithë bota është paralizuar dhe po lufton me forcat e saj për ta mposhtur armikun e padukshëm që po infekton qindra mijëra dhe ka marrë jetën e mijëra personave nëpër botë.

Të izoluar natyrisht janë edhe futbollistët, aktiviteti është ndërprerë tashmë.

Nga karantina ku po qëndron, i radhës që ka dërguar një mesazh është sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

i ka kërkuar që qytetarët t’i zbatojnë rregullat dhe të izolohen nëpër shtëpitë e tyre në mënyrë që të kalojë më shpejt kjo që ka paralizuar botën.


Shtuar 27.03.2020 20:36