LDK pret dritën jeshile nga presidenti për Qeverinë e re

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke pritur dritën jeshile nga presidenti i Republikës, Hashim Thaçi për të formuar qeverinë e re.

Një ditë pasi presidenti Thaçi paralajmëroi se këtë javë do të marr hapat e fundit kushtetues për formimin e Qeverisë së re, kreu i LDK-së, Isa Mustafa i ka thirrur në takim dy nënkryetarët e partisë, Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin.

Në këtë takim i cili pritet të mbahet sot, nuk do të jetë prezent edhe nënkryetarja tjetër e LDK-së, Vjosa Osmani.

Ajo para pak çasteve u pyet nga gazetarët nëse ka marr edhe ajo ftesë nga Mustafa, mirëpo tha se është e painformuar për një takim të tillë.

“Jam tërësisht e painformuar unë sapo e dëgjova që qenka edhe një takim tjetër sot lidhur me këtë përpjekje në të cilën unë nuk jam ftuar por që nuk është asgjë e re ka një kohë të gjatë edhe para mocionit ka shumë takime që nuk jam ftuar nuk jam konsultuar besoj që edhe ju mund të keni më shumë informata, për refuzimin duhet t’i pyesni personat që janë të kyçur në këtë temë, skam diskutuar në askënd askush ska diskutuar me mua”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, nga nesër presidenti Thaçi mund ta mandatoi LDK-në për të formuar qeverinë e re./


Shtuar 20.04.2020 11:27