Kurti emëron dy këshilltarë të rinj, emrat

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar dy këshilltarë politikë.

Fëllanza Podrimja dhe Elvis Hoxha janë dy të emëruarit e Kurtit.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi të nisur për media nga Qeveria e Kosovës.

“Podrimja, është e rritur në Gjermani dhe ka përfunduar studimet Master për shkenca politike me theks të veçantë në Evropën Lindore dhe marrëdhëniet transatlantike, në Universitetin e Ludëig Maximilian të Munihut. Para se të kthehej në Kosovë ka punuar disa vite si këshilltare politike në Berlin ku njëherit është njohëse e institucioneve të politik bërjes në Gjermani e në BE”, shkruhet në njoftim.


Shtuar 4.03.2020 14:17