Mjeku familjar, Kujtim Zarari në Kosovë ka humbur betejën me koronavirusin.
Mësohet se gjendja e mjekut është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit në spitalin e Gjakovës, e si pasojë humbi jetën.
Lajmin për vdekjen e mjekut 51-vjeçar e ka konfirmuar Oda e Mjekëve të Kosovës.
Theksojmë se Zarari nuk është mjeku i parë q ka humbur betejën në Kosovë.