Këta janë emrat e dy personave që po dyshohet se janë eliminuar në shtëpinë e tyre në Prizren

Sot në një shtëpi në Prizren janë gjetur të vdekur dy persona, të cilët kanë rezultuar se janë burrë dhe grua.

Portali.info merr vesh se emrat e viktimave janë Durim dhe Suada Hadri.

Më herët është raportuar se po dyshohet për vrasje, gjë që është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themlore në Prizren që ka thënë se në trupin e viktimave janë gjetur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.


Shtuar 22.01.2020 15:36