IKSHP bën thirrjen: Bëni kujdes dhe mbani maskat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të mbajnë distancën fizike dhe masat mbrojtëse, duke thënë se virusi ende gjendet në mesin tonë, raporton Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKShP’ja ka bërë me dije se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas institutit, akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

“Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike. Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!”, thuhet në postim.


Shtuar 8.05.2020 11:27