Humbin jetën si pasojë e COVID 19 dy persona në Kosovë

Dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi mëngjesin e sotëm në Kosovë, duke e çuar numrin në total të viktimave në tre.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, të dy viktimat, vuanin edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 145 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa 23 janë shëruar.


Shtuar 6.04.2020 07:46