Haradinaj: Qeveria Kurti po shkel Kushtetutën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, theksoi se shkelja recidiviste e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe e vartësve të tij shkaktuan pasoja në shumë drejtime.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Qeveria në largim, me qasje të njëanshme dhe autoritare shpërfilli vendimet e Gjykatës Kushtetuese, shpërfilli ligjet dhe protokollet për ofrim të ndihmës të domosdoshme shëndetësore.

Postimi

“Kushtetuta dhe ligjet e aplikueshme të Kosovës janë në fuqi që të ruajnë rendin kushtetues, jetën dhe të drejtat e njeriut. Shkelja recidiviste e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi nga Kryeministri në largim, Albin Kurti, Ministri në largim Arben Vitia dhe U.D i Ministrit në largim Xhelal Sveçla, fatkeqësisht shkaktuan pasoja në shumë drejtime deri edhe në humbjen e jetës së një të riu.

Qeveria në largim, me qasje të njëanshme dhe autoritare shpërfilli vendimet e Gjykatës Kushtetuese, shpërfilli ligjet dhe protokollet për ofrim të ndihmës të domosdoshme shëndetësore.

I bëj thirrje Qeverisë në largim që të kthehet në kushtetutshmëri e respektim të ligjeve që të ruhet rendi kushtetues, ligjshmëria dhe jeta e qytetarëve të vendit”.


Shtuar 4.05.2020 12:59