Foto e 25 viteve më parë, Adem Jashari gëzonte Vitin e Ri në sofër me familjen

Një foto e luftëtarit të UÇK-së, Adem Jasharit po qarkullon në rrjet. Fotoja është shkrepur 25 vite më parë në natën e ndërrimit të viteve, vetëm gjysmë orë para së të hynte viti ’96.

Në foto duket Ademi i ulur në sofrën e tij, i veshur me një këmishë me kuadrata e me një palë xhinse. Nuk mungon as mjekra e tij karakteristike e flokët kaçurrela.

Simboli i pavarësisë së Kosovës, Adem Jashari, u måsåkrua bashkë me familjen në kullën e tyre në fshatin Prekaz. Jashari është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila luftoi kundër forcave serbe.


Shtuar 1.01.2020 21:43