Flasin autoritetet: Nuk ka asnjë të prekur me koronavirus në Kosovë

Ditën e sotme, në media ka qarkulluar lajmi se koronavirusi ka mbërritur në Kosovë. Mirëpo, Valbon Krasniqi nga Komiteti Koordinues dhe Vlerësues, ka thënë për Express se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar.

Deri më tani, asnjë mostër e marrë nga të dyshuarit për koronavirus, nuk ka rezultuar pozitive.

“Katër mostra kanë shku. Rezultatet e të njëjtave ende nuk kanë dalë. Piritet qe të dërgohen edhe disa mostra të tjera të pacientëve qe kanë shku në QKUK me sinptoma të koronës”, ka thënë Krasniqi.

Rreth pesë pacientë në këto momente janë duke pritur për t’i bëhen mostrat në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Analizat për të njëjtit pritet që të dalin gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë, deri më tani në Kosovë janë analizuar më shumë se 60 persona me dyshimet për koronavirus. Por të gjitha këto raste kanë rezultuar negative. Do të thotë nuk kanë pasur virusin korona.


Shtuar 11.03.2020 13:30