Fitojnë betejën me koronavirusin edhe 6 pacientë në Kosovë, si paraqitet situata në QKUK

Gjashtë pacientë kanë fituar betejën me koronavirusin në Klinikën Infektive, duke lënë spitalin e QKUK-së.

Në këtë klinikë sot janë të hospitalizuar gjithsej 62 raste, 50 prej tyre me COVID-19.

Sipas një njoftimi, 40 raste me COVID-19 janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Kurse në mjekimin intensiv, ndodhet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.


Shtuar 28.04.2020 07:37