Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Kryesia e LDK-së rezultatet e shkarkimit të saj nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë nga Këshilli i Përgjithshëm.
Osmani në letër shkruan se pavarësisht veprimit arbitrar të KP së LDK-së duhet të zbardhet plotësisht procesi i votimit, njofton Klan Kosova.
Kryeparlamentarja ka kërkuar nga partia që t’i vihet në dispozicion e gjithë lista e atyre që votuan pro shkarkimit të saj, kundër, abstenuan dhe atyre që s’morën fare pjesë në votim, pasi që një listë e tillë nuk është publikuar nga LDK-ja.
