Kosova është rreshtuar në grup me Greqinë Slloveninë dhe Moldavinë në shortin e Ligës së Kombeve.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes e ka komentuar shortin duke e quajtur si të vështirë.
“Nuk është short i mirë, por nuk jemi të zhgënjyer. Greqia e Slovenia janë kombëtare shumë të forta, por edhe Moldavia është skuadër e mirë“, ka thënë zvicerani.
“Ky është një rast i mirë që të bëjmë progres dhe të zhvillohemi si ekip“.
“Unë jam i lumtur, por është mundësi e mirë që të përgatitemi për kualifikimet e ardhshme, sepse praktikisht jemi në grup të vështirë, por është mirë që luajmë ndaj tyre”, tha Challandes në Supersport.
Kosova e ka përfunduar pa asnjë humbje sezonin e parë të Ligës së Komebeve nën drejtimin e Bernard Challandes.