Ra nga 40 metra lartësi teksa punonte, kush është 35 vjeçari që humbi jetën gjatë punës

Një punëtor ka humbur jetën sot në fabrikën e çimentos në qytezën e Hanit të Elezit.

Lajmin e bën të ditur vetë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Ai ka thënë se punëtori ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash.

“Rreth orës 10:40 të së hënës, ka ndërruar jetë një 35 vjeçar nga Shqipëria i cili po punonte në ‘Sharrcem’ në Hanin e Elezit. Ai ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash, ndërkohë është nxjerrë nga silosi trupi i tij i pajetë”, ka thënë Gashi.

Ai tha se me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për obduksion dhe se rasti është duke u hetuar.


Shtuar 20.01.2020 13:25