HARTA/ “Korridori Suwalki”: Pse NATO po blindon kufirin e Polonisë dhe Lituanisë, çfarë rrezikohet në këtë pikë të globit?

NATO ka njoftuar stërvitjen më të madhe të dekadave të fundit të ushtrisë së pëebashkët, e cila do të zhvillohet gjatë ditëve në vijim në pjesën veri-perëndimore të Polonisë.

Më shumë se 3 500 mjete luftarake të NATO-s dhe 20 mijë trupa do të simulojnë një sulm rus në zonën e quajtur “Korridori Suwalki”.

Ajo është pika më e afërt e Bjellorusisë me Kaliningradin rus, e cila nëse kapet nga forcat armike të NATO-s do të bllokonte në veri tre shtete aleate si Lituania, Letonia dhe Estonia.

Ekspertët e sigurisë e kanë cilësuar këtë zonë si “thembrën e Akilit” në rast të ndonjë çmendurie të Putinit për të sulmuar NATO-n.

Zona ndodhet në kufirin që ndaj Poloninë me Lituaninë dhe për pak kilometra mund të lidhet me tokë me Bjellorusinë dhe rrjedhimisht Rusinë.

Prandaj edhe NATO ka vendosur një numër të madh trupash në këtë zonë dhe bën stërvitjen më të madhe të dekadave të fundit, raporton Albeu.com


Shtuar 4.03.2024 15:37