Hamilton në histori, fiton pole-n e 100-ë në karrierë

Lewis Hamilton vijon të shkruajë historinë e Formulës 1, sepse pasditen e sotme ka fituar “pole position”-in numër 100 në karrierën e tij, duke vendosur kohën më të shpejtë në kualifikueset e Çmimit të Madh të Barcelonës.

Në cirkuitin katalan u pa një Max Verstappen në formë fantastike, por kjo nuk mjaftoi që të ndalë Hamilton, i cili vendosi një kohë vetëm 36 të mijtat më të shpejtë se holandezi i Red Bullit dhe do të niset i pari.

Në fashën e dytë do të nisen piloti tjetër i Mercedes, Valteri Bottas i treti dhe francezi i Ferrarit, Charles Leclerc i katërti, ndërsa Ocon dhe Carlos Sainz do të kompletojnë linjën e tretë të startit në garën e nesërme.

Herën e parë që Lewis Hamilton fitoi një “pole position”, ishte pikërisht në 2007-ën në Çmimin e Madh të Kanadasë, në garën e 6 në karrierë të pilotit britanik, i cili e kishte nisur pikërisht me McLaren-Mercedes.


Shtuar 8.05.2021 18:29