Real Madridi shqyrton transferimin e Van Dijkut si lojtar të lirë

Virgil van Dijk mund ta mbyllë aventurën e tij me Liverpoolin në fund të këtij sezoni, çka ka bërë që e ardhmja e mbrojtësit holandez të tërheqë vëmendjen e disa klubeve.

Të lidhura

None found

Sipas Mundo Deportivo, Real Madridi është shfaqur si një nga alternativat e mundshme për 35-vjeçarin, në rast se ky sezon shënon fundin e tij në “Anfield”.

Nëse vendos të largohet nga Liverpooli, Van Dijk pritet të ketë disa oferta në dispozicion. Përveç Real Madridit, interes për të raportohet se kanë shfaqur edhe Milani, Galatasaray dhe Interi.

Klubi madrilen mund të ndjekë të njëjtën qasje që përdori me Ibrahima Konaten, duke e afruar atë gjatë verës pa paguar tarifë transferimi. Në këtë rast, Van Dijk do të përfaqësonte një tjetër përforcim me peshë, i marrë si lojtar i lirë.

Mundësia e këtij transferimi bëhet më konkrete edhe për shkak të situatës së Antonio Rudigerit, pasi kontrata e tij përfundon gjithashtu verën e ardhshme.

Për Real Madridin, mbrojtësi holandez do të mund të sillte eksperiencë dhe stabilitet në repartin defensiv, të paktën për një periudhë afatshkurtër.


Shtuar më 29.09.2026 16:39

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobet girişjojobet girişpusulabetpusulabet girişcratosroyalbet girişcratosroyalbetcratosroyalbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobetbahsegelsekabet