“Ylli më i suksesshëm i Turqisë”, nuk do ta besoni cila aktore e fitoi çmimin e rëndësishëm (FOTO LAJM)

Kemi dëgjuar emra si Beren Saat, Neslihan Atagul apo Tuba Buyukustun që të fitojnë çmime të rëndësishme, por së fundmi çmimin

“Ylli më i suksesshëm i Turqisë” e ka marrë një tjetër aktore. Bëhet e ditur se këtë çmim e ka fituar Demet Ozdemir.

Aktorja turke u bë shumë e njohur në botë me serialin “Erkenci kus” i cili u transmetua në shumë shtete dhe pati shumë sukses.

Çmimi “Ylli më i suksesshëm i Turqisë”, u krijua nga sajtet artistike turke në bashkëpunim me televizionin zyrtar turk pas një sondazhi. Demet mori 53% të votave duke kaluar kështu emra të njohur të kinematografisë turke.

Në vendin e dytë u zgjodh Neslihan Atagul ndërsa në të tretë Tuba Buyukustun dhe Hazal Kaya./who


Shtuar 13.06.2020 09:23