Tërmeti i fuqishëm në Kroaci, reagon ylli i Kosovës (FOTO LAJM)

Ylli i kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, ka reaguar pas termetit në Zagreb.

Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është goditur nga një termet i fuqishëm në orët e hershme të këtij mëngjesi.

Të lidhura

None found

Termeti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në Zagreb, por deri më tani nuk raportohet për viktima.

Pas këtij termeti ka reaguar edhe lojtari i kombëtares së Kosovës, i cili luan në Zagreb, Lirim Kastrati.

Kastrati ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Instagram’, ku sipas mbishkrimit të vënë ai përcjell lutje dhe dashuri për qytetin.


Shtuar 22.03.2020 11:43