Të vishesh si vjehrra? Kate e bëri dhe shkëlqeu njësoj si Princeshë Diana (FOTO LAJM)

Kate Middleton riktheu në vëmendje look-un e vjehrrës së saj të ndjerë me një fustan të guximshëm ngjyrë magenta me pika.

37-vjeçarja shkëlqeu me fustanin “Oscar de la Renta” ndërsa ecte krah bashkëshortit të saj Princ William, për një pritje në Dublin në ditën e dytë të turneut historik në Irlandën Jugore.

Fustani, i shoqëruar me një rri në bel dhe e pika të zeza, është një rikujtesë e fustanit të krijuar nga stilisti Donald Campbell i veshur nga Lady Diana në vitet 1980.

Diana e veshi së pari fustanin në ngjyrat rozë dhe të bardhë në 198. ndërsa mbërriti në Stadiumin Perth Hockey në Bentlley gjatë një turneut të saj me Princ Charles kur ishte 22 vjeç.

Ajo e ricikloi fustanin dy vite më vonë për një vizitë në Bazilikën e Shën Pietrit në Vatikan në Prill të 1985-ës, kësaj herë të kombinuar me një kapele.


Shtuar 5.03.2020 15:32