Të thjeshta? Kyliet i kushtojnë këto pantallona sa qimet e kokës (FOTO LAJM)

Karantina nuk e ka ndaluar Kylie Jenner që të vishet dhe të mbajë veten në formë.

Ajo gjatë gjithë kohës poston foto nga përditshmëria e saj e re në karantinë dhe me thënë të drejtën nuk duket aspak e mërzitshme, sidomos veshjet e saj.

Jo më larg se dje, Kylie postoi një foto dhe i gjithë rrjeti po merret me pantallonat e saj dhe jo më kot, pasi ato kushtojnë plot 15 mijë dollarë. Po, po e lexuat mirë!

Po e përsërimin edhe njëherë: Kylie Jenner veshi një palë pantallona që kushtojnë 15.000 dollarë!

E kemi fjalën për pantallonat portokalli që kanë detaj disa kryqe ngjyrë të zezë.

Pantallonat ndrysh quhen “Cross Patch” dhe i përkasin firmës “Chrome Hearts”.

Sipas “Cosmopolitan” këto llogari janë kryer nga faqja në Instagram “Kylie Jenner Closet”.

Por ndër të tjera është llogaritur e gjithë veshja e saj. Crop top-i që Kylie e ka kombinuar me pantallonat e saj kushtojnë 259 dollarë, ndërsa vathët me diamand kushtojnë plot 50 mijë dollarë.

Pra, e gjithë veshja e saj shkon gati 70 mijë dollarë.

Ylli i reality show është karantinuar së bashku me vajzën e saj Stormi e cila shpeshherë ndan me të gjithë, disa video shumë interesante. Gjithashtu ajo i ka kushtuar rëndësi TikTok-ut, ku në këtë mënyrë kemi parë anën tjetër të Kylie dhe duhet ta pranojmë që është shumë gallatë.


Shtuar 27.05.2020 06:56