Sot miq të ngushtë, “Sadna” bën deklaratën e papritur për “Alekun” (FOTO LAJM)

Sadna dhe Alek do të mbahen mend gjatë si një nga çiftet më të dashur të serialit indian “Bidaai”, i transmetuar vite më parë në Shqipëri.

Sot dy aktorët Sara Khan dhe Angad Hasija janë miq shumë të ngushtë dhe shpesh i shohim në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ata nuk ngurrojnë të postojnë në rrjete sociale foto së bashku apo të flasin për njëri-tjetrin në intervista.

Së fundmi Sara Khan ka treguar në një intervistë se ajo dhe Angad nuk i kanë pasur marrëdhëniet e mira me njëri-tjetrin gjatë xhirimeve të Bidaait.

“Ne të gjithë kemi mbetur miq të ngushtë.
Por veçanërisht me Angadin kalojmë kohë shumë të mirë. E çuditshme është që unë dhe Angad nuk kemi i kemi pasur marrëdhëniet e mira dikur. Nuk e pëlqenim njëri-tjetrin. Nuk kishim arsye, por me kalimin e kohës filluam të afroheshim dhe u bëmë miq të mirë”-tregoi Sara Khan.


Shtuar 2.08.2020 06:37