Sot do të festonte ditëlindjen, kështu e kujton Landi- Dr. Florin (FOTO LAJM)

Këngëtari i ndjerë Dr. Flori do të festonte sot 41-vjetorin e tij të lindjes.

E në një ditë si kjo, nuk ka munguar një kujtim nga miku i tij Landi Hysi, i cili s’lë rast pa përmendur mikun e tij të ngushtë, duke i dërguar mesazhe prekëse.

Landi ka publikuar një foto të Dr.Florit, ndërsa krahas saj ka vendosur datën e lindjes së këngëtarit.

“28 Shkurt 1979 🕯 #DrFlori“- shkruan Landi krahas fotos ku ndjekësit kanë vërshuar në komente për të ndjerin, duke treguar sa shumë i mungon muzika e tij.

Dr.Flori la pas bashkëshortet, Blerinën dhe dy fëmijët e tyre, një vajzë dhe një djalë.


Shtuar 28.02.2020 11:09