Duket si një kështjellë, kjo është shtëpia e re e Meghan dhe Harry (FOTO LAJM)

Pasi u larguan nga Mbretëria e Bashkuar, Meghan dhe Harry shkuan në Kanada, ku qëndruan disa kohë para se të shpërnguleshin përfundimisht në Los Angeles.

Së fundmi, Daily Mail ka zbuluar se çifti mbretëror po qëndron në një shtëpi luksoze në Beverly Hills, që është në pronësi të miliarderit Tyler Perry. Nga pamjet e siguruara nga media britanike, vila duket si një kështjellë. E si mund të ishte ndryshe?!

Vila në stil Toskane ndodhet në rezidencën ekskluzive në Beverly Hills, Beverly Ridge Estates. Ajo ka 8 dhoma gjumi, 12 tualete dhe kushton 18 milionë dollarë. Me siguri, Harry dhe Meghan e kanë marrë vilën me qira, pasi prona nuk është regjistruar ende si e shitur.

Mësohet gjithashtu se ata janë komshinj me Oprah Winfrey-n dhe me shumë të famshëm të tjerë.

Një burim për Daily Mail rrëfeu se çifti mbretëror po tregohet shumë i kujdesshëm për të ruajtur privatësinë. Ata kanë më shumë se një muaj që po jetojnë në këtë vilë dhe askush nuk e zbuloi deri më tani.


Shtuar 9.05.2020 08:27