S’kanë fund problemet për Meghan, babai do dëshmojë kundër saj në gjyq (FOTO LAJM)

Meghan Markle ka qenë së fundmi në fokusin e mediave botërore pas deklaratës së saj dhe të princit Harry. Çifti hoqën dorë nga roli mbretëror duke ngjallur shumë polemika dhe sigurisht pakënaqësi nga familja mbretërore e veçanërisht nga mbretëresha Elizabeth.

Ndërsa sot mediat e huaja shkruajnë se babai i Meghanit, do të dëshmojë kundër vajzës së tij në gjyq. Meghan vitin e kaluar ngriti një padi kundër Mail për publikimin në mënyrë të paligjshme të një prej letrave të saj private me të atin.

Në dokumentet ligjore të siguruara nga “The Telegraph” është konfirmuar se babai i Meghanit, Thomas Markle do jetë pjesë e mbrojtjes së medias angleze, ndaj të cilës Dukesha e Sussex ka ngritur padi për shkelje të privatësisë, të drejtave të autorit dhe mbrojtjes së të dhënave.

Duket se veprimet ligjore që Meghan mori kundër Mail, do të sjellin një përplasje akoma më të madhe mes saj dhe babit, pasi ky i fundit do jetë një dëshmitar i Mail.

Të dielën gazeta do të argumentojë se ka një interes të madh publik në marrëdhëniet personale të anëtarëve të familjes mbretërore si pjesë e mbrojtjes së tij, sipas dokumenteve gjyqësore. Gazeta gjithashtu thotë se anëtarët e familjes mbretërore mbështeten në publicitetin për veten dhe jetën e tyre për të ruajtur pozicionet e privilegjuara që mbajnë.


Shtuar 15.01.2020 14:30