Gjithçka drejt përfundimit, Van de Beek i Real Madridit

Donny Van de Beek është shumë afër të bëhet futbollist i Real Madridit. Marrëveshja me futbollistin është kryer qe disa muaj, por që deri tani nuk mund të bindej skuadra e Ajaxit.

Por, oferta e fundit prej 55 milionë eurosh nga Real Madridi, duket se e ka bindur gjigantin holandez.

22- vjeçari shpejt pritet të zyrtarizohet te Realit, por që do luajë me 13 herë kampionët e Evropës nga vera e ardhshme.

Van Der Beeku shihet si pasardhës i Kroosit e Modriqit, të cilët kanë kaluar të 30-tat dhe ngadalë mund të humbasin edhe pozitën e titullarit te Reali.


Shtuar 15.01.2020 14:35