Një pacient 100-vjeçar është shëruar nga COVID-19.
Në një spital në Portugali, mjekët i kanë festuar ditëlindjen e 100 pacientit të infektuar me koronavirus, duke i dhënë lajmin e mrekullueshëm që ai e kishte fituar betejën me të.
Vajza e tij Maria Jose, 61 vjeçe, thirri një ambulancë për babanë e saj në 24 mars, kur ai filloi të tregojë simptoma të virusit vdekjeprurës.
I moshuari ishte infektuar me koronavirus nga dhëndri i tij, por trupi i tij i fortë ia arriti t’a mposhtë virusin e cili ka marrë mijëra jetë në të gjithë botën. /albeu.com/