Rikthehet moderatorja shqiptare, për herë të parë në një tjetër televizion (FOTO LAJM)

Këtë sezon televiziv ajo do të “ndryshojë shtëpi”.

Nuk do e shohim më në ekranin ku ishte pozicionuar për vite me radhë, por do të bëhet pjesë e televizionit Neës 24.

Anila Çela, një nga moderatoret e njohura të ekranit, një portret familjar për audiencën që prej 13-vitesh ka qenë pjesë e pandarë e televizionit, por për herë të parë do e shohim në një ekran të ri.

Nga detajet e para mësojmë se asaj i është besuar një format i përditshëm. Me tematika nga më të larmishmet, me të ftuar specialë, personazhe nga jeta publike në vend e personalitete nga bota e medias, politikës, shoëbiz-it, lifestyle-t, Anila do të shfaqet për herë të parë nën një logo të re televizive.

Për herë të parë ajo doli në ekran përpara 13-vjetësh, kur iu besua emisioni i mëngjesit “Konak”. Më pas “Caffe Express”. Pak kohë më vonë pasoi një tjetër emision pasditeje i quajtur “Ora 5 pm” dhe vitet e fundit formati “Nga e para.”

Pas një periudhe të shkurtër shkëputjeje, këtë herë është “Neës 24” që e rikthen me protagonizmin e saj moderatoren e njohur në një emision të përditshëm që do të nisë shumë shpejt.


Shtuar 6.09.2020 07:45